Largimi i mesfushorit Ardit Krymi nga Vllaznia, ka befasuar jo pak. Edhe pse u tha se palët ishin në “rrugën” e duhur për të vazhduar bashkëpunimin, gjithçka ka ndryshuar krejt papritur.
Pas postimit të mesfushorit shkodran, i cili ka dhënë lajmin për largimin nga kuqeblutë, nuk ka qëndruar në heshtje as moderatorja e partnerja e Krymit, Vjosana Nozllaku.
Ajo ka përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve. “Arditi ka zgjedhur të hesht dhe detyrimisht duhet ta bëja dhe unë… Unë prap zgjedh të mos flas sot për hatër të Arditit… Një sezon i shëmtuar me njerëz të pavlerë në krye.
Ama e vërteta del në pah në mos sot, nesër… Përpara djersës së këtij djali, nuk toleroj asnjë në botë të bëj dhe një padrejtësi sado të vogël. Ka ardhur momenti të vlerësosh veten zemër”, shkrimi i Vjosana Nozllaku në “story”-n e Instagram.
