Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani “infiltrohet” te rivalët e Superiores, verdheblutë shtojnë "muskujt" për kualifikueset e Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani “infiltrohet” te rivalët e Superiores,
Elbasani

Përballë BATE Borisov, Elbasani do të synojë me çdo kushte një nisje dinjitoze në kualifikueset e Conference League. Për këtë arsye, verdheblutë kanë zgjedhur që krahas blerjeve të konfirmuara së fundmi në gjirin e elbasanasve, të vijnë dhe dy futbollistë të tjerë, por këtë radhë me formulën e huazimit.

Nënkampionët kanë arritur marrëveshjen me klubin e Vorës për të marrë me vete Mario Bajramajn dhe Bernard Karricën, të cilët do t’i bashkohen grupit dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenovic vetëm për përballjet Europiane.

Sakaq, drejtuesit e Elbasanit janë duke u kujdesur, si në raport me merkaton në hyrje dhe ato në dalje, ku nuk përjashtohen as lëvizjet “BIG”, brenda kampionatit shqiptar dhe ato që mund të synohen jashtë kufijve.

Ndeshjen e parë, Elbasani do ta zhvillojë më 9 korrik në shtëpi, ndërsa atë të kthimit në Bjellorusi, më 16 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu