Vetëm pak orë më parë, mesfushori Ardit Krymi njoftoi largimin nga Vllaznia. Shkodrani e lajmëroi lamtumirën e tij me shkodranët, me anë të një postimi të gjatë, ku shpjegon se nuk ka marrë vlerësimin dhe respektin që meritonte, por pa përmendur emra.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-drejtorit sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Ky i fundit ka komentuar në postimin e lamtumirës së Krymit, duke mos kursyer aspak thumbat për drejtuesit e klubit shkodran, që siç duket kanë qenë arsye edhe për largimin e tij.
“Mirë që të kam dashur unë fort, se kishe ikur me kohë”, shihet të ketë shkruar Osmani. Ndërkohë që mesfushori 30-vjeçar e “mbështet” ish-drejtorin sportiv të shkodranëve, duke ia kthyer: “Tani i besoj fjalët që më ke thënë”.
