Barazimi mes Bylisit dhe Dinamos duket se i ka shërbyer më shumë Vllaznisë, e cila ka siguruar edhe matematikisht vendin e saj për në Final Four.
Ende pa zbritur në fushë për ndeshjen e radhës, shkodranët bëhen kështu skuadra e parë që pret “biletën” për sfidat finale që do të luhen në “Air Albania” e që do të përcaktojnë në fund dhe fituesin e këtij edicioni të Abissnet Superiore.
Distanca mes vendit të parë dhe të katërt është 15 pikë dhe ka mjaftuar që në kampin shkodran t’i gëzohen këtij hapi të madh. Edhe duelet direkte kanë folur në favor të Vllaznisë, të cilët do shfrytëzojnë në maksimum dhe sfidat e mbetura përpara se të “shkarkojnë” gjithë energjitë e tyre për të çuar trofeun pas 25 vitesh në Shkodër.
