Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia luan në “Elbasan Arena”? Nga Shkodra vjen lajmi fantastik për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia luan në “Elbasan Arena”? Nga Shkodra vjen lajmi
Vllaznia

Vllaznia do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Daugavpils sfidën e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Conference League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, nis në orën 20:00.

Edhe pse kjo ndeshje nuk do të luhet në Shkodër, tifogrupi ultras i Vllaznisë, “Vllaznit Ultras” do të jenë prezent. Ata e kanë bërë të ditur këtë gjë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Madje, ata kanë dhënë edhe një lajm të mrekullueshëm për anëtarët e tifogrupit, tifozë të Vllaznisë. Udhëtimi drejt Elbasanit do të jetë falas, për këtë ndeshje evropiane ndaj letonezëve.

Njoftimi i tifogrupit “Vllaznit Ultras”:

VLLAZNIT N'UDHETIM!

Edhe pse ndeshjen e pare do bahet ne transferte prezenca jone nuk do mungoje dhe detajet e saj vijojne si ma poshte:

Grumbullimi do bahet rreth 1 ore para dhe nisja do bahet tek Turizmi n'15:30. Transporti per kete ndeshje do jete falas. Thirrja qe biletat ti merrni qe ne Shkoder tek Tribuna D qe i gjeni te biletaria te stadiumi dhe Vllaznit do vendosen po aty ne Tribunen D.

Kjo transferte na kushtoj ne organizim per kto kualifikuese,keshtu qe djemt ne fushe duhet t'japin gjithcka per kualifikim dhe do ken mbeshtetjen maksimale nga ne n'Tribune.

VLLAZNIA MBI TANA,

VLLAZNIT PARA TANVE!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga