Klubi i Vllaznisë, përmes postimit në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se prej ditës së sotme, ekipi kuqebul ka nisur fazën përgatitore në Slloveni për sezonin 2026-2027.
Po ashtu, mësohen edhe emrat e ekipeve rivale që shkodranët do të luajnë miqësore. NK Lokomotiva Zagreb, NK Olimpija Ljubljana, NK Rudes, FC Arges Pitesti dhe FC Koper janë “testet” serioze për të kuptuar forcën e grupit dhe “pjekurinë” para Conference League, sikurse edicionit të ri.
“Sot, Vllaznia do të nisë fazën përgatitore verore në Slloveni, në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2026-2027. Gjatë qëndrimit në Slloveni, kuqeblutë do të zhvillojnë pesë ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve cilësorë nga Kroacia, Sllovenia dhe Rumania, sfida që do t’i shërbejnë ekipit për të rritur ritmin e garës dhe për të konsoliduar grupin përpara nisjes së sezonit të ri.
Përballjet ndaj skuadrave si NK Lokomotiva Zagreb, NK Olimpija Ljubljana, NK Rudes, FC Arges Pitesti dhe FC Koper do të jenë një test i rëndësishëm në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit të ardhshëm. Punë, sakrificë dhe përkushtim për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat kuqeblu. Forca Vllaznia!”, ka shkruar klubi shkodranë.
View this post on Instagram
