Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vendosi të largohej nga Vllaznia, reagon për herë të parë Esat Mala: 4 vite të paharrueshme, mbi të gjitha falënderoj tifozët shkodranë!

Shkruar nga NEWSPORT
Vendosi të largohej nga Vllaznia, reagon për herë të
Esat Mala

Esat Mala nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Fantazisti 27-vjeçar dhe klubi nga Shkodra kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, duke mos rinovuar kontratën që përfundon më 30 qershor.

Pas këtij largimi ka reaguar edhe vetë Mala. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, 27-vjeçari është shprehur falënderues ndaj klubit të Vllaznisë për katër vitet që kaluar me ta. Ndër të tjera, Mala përmend edhe tifozët shkodranë.

REAGIMI:

Pas 4 viteve të paharrueshme, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të rëndësishëm në jetën time. Dua të falënderoj nga zemra klubin për besimin dhe mundësinë që më dha të jem pjesë e kësaj familjeje. Një falënderim i veçantë shkon për bashkëlojtarët, trajnerët, stafin dhe drejtuesit. Falënderoj çdo tifoz kuq e blu dhe Vllaznit Ultras për mbështetjen si në ditët e mira dhe të vështira.

Mbi të gjitha, faleminderit qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, të cilët më kanë respektuar, mbështetur dhe bërë të ndihem gjithmonë si në shtëpi. Largohem me krenari, respekt dhe keqardhje që nuk mundëm të festonim dot titullin kampion. Ky klub do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka!

Vendosi të largohej nga Vllaznia, reagon për herë të
Reagimi i Esat Malës

 

Poll

Lexo gjithashtu