
Tifozet e Vllaznise
Vllaznia vazhdon intensivisht përgatitjet dhe punën për sezonin e ri. Përveç afrimeve dhe largimeve, po punohet edhe në sektorë të tjerë.
Kështu drejtuesit kërkojnë edhe ndihmën e tifozëve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi ka kërkuar që tifozët të dërgojnë në adresat e klubit idetë e tyre për dizanjin e fanellës për sezonin e ri.
Idetë më të mira do të hidhen në një konkurs dhe do të zgjidhet vetëm njëra prej tyre, e cila më pas do të ideojë edhe fanellën e kuqebluve për sezonin e ardhshëm. Një mënyrë kjo nga drejtuesit për të angazhuar edhe tifozët dhe për t’i bërë të ndihen të dëgjuar dhe afër ekipit.
View this post on Instagram
Poll