Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia kërkon 3 pikët në “ferrin” e Rrogozhinës, Gjini optimist kundër Egnatias: Shkojmë vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon 3 pikët në “ferrin” e
Vllaznia

Qendërmbrojtësi Elmando Gjini është kthyer në pikë referimi nën urdhërat e trajnerit Edi Martini te Vllaznia gjatë këtij sezoni. Sfida e radhës për shkodranët është sonte kundër kampionëve të Egnatias.

Fakti që dueli do luhet në Rrogozhinë, i shtonë “dozat” e vështirësisë për kuqeblutë, vetëm 1 fitore në 13 ndeshje si udhëtues në “Arena Egnatia”. Megjithatë, Gjini është shprehur optimist para mediave, ndërsa ka trajtuar edhe të ardhmen, pasi kartoni i tij i përket ekipit të Ballkanit në Superligën e Kosovës.

“Sfida me Egnatian? Nuk ka ndeshje të lehta në kampionatin tonë. Por si me Egnatian, si me ekipe të tjera, ne gjithmonë shkojmë me një mendim, për të fituar.

Humbja në Vlorë? Na erdhi keq për humbjen me Flamurtarin, edhe për faktin se kemi luajtur shumë mirë, mos të themi se i kemi edhe dominuar. Por kështu e ka sporti, duhet vetëm të shikojmë përpara dhe të bëjmë më të mirën.

Kupa dhe kampionati? Tre ndeshje radhazi me Dinamon, në Kupë dhe në kampionat, cila ka rëndësi? Besoj që të dyja, si në Kupë dhe në kampionat. Në kampionat duhet të marrim pikë sa më shumë. Edhe për Kupën duhet të luajmë, duhet të japim maksimumin për të arritur finalen.

E ardhmja? Kam kontratë me Ballkanin, por Vllaznia e ka opsionin për të më blerë. Ndihem shumë mirë në Shkodër, jam shkodran, do flas me menaxherin edhe do të shohim se çfarë është më mirë për mua”, u shpreh Gjini.  

Poll

Lexo gjithashtu