Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia “harron” eliminimin nga Kupa, klubi shkodran mesazh “special” liderit të prapavijës

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia “harron” eliminimin nga Kupa, klubi shkodran mesazh
Vllaznia

Humbja në shtëpi përballë Dinamos, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë nuk është “përtypur” lehtë nga tifozeria shkodrane, ndonëse janë në garë për titullin në Superiore.

Gjithsesi, klubi i Vllaznisë ka dashur ta “hedh pas krahëve” disfatën e mbrëshme, teksa i ka uruar me postim special qendërmbrojtësit Erdenis Gurishta, me rastin e ditëlindjes së 31-të.

Gurishta është lider në prapavijën e ekipit shkodran, sikurse ai luan në shumë pozicione  në repartin defensiv, madje deri në korsinë e djathtë të mesfushës.

Pas 32 javësh në Superiore, Vllaznia mban kreun me 60 pikë, ndjekur nga Elbasani me 1 më pak, ndërsa ekipi i drejtuar nga Edi Martini ka siguruar “biletën” për Final Four.       

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

         

Poll

Lexo gjithashtu