
Alexandros Kouros
Ditën e sotme në kampin e Vllaznisë ka festë. Kjo për shkak se mbrojtësi i “kuqebluve”, Alexandros Kouros feston 32-vjetorin e lindjes, teksa urimet për të nuk kanë munguar.
Sigurisht që urimi kryesor vjen nga klubi shkodran, me Vllazninë që i përcjell mesazhin e veçantë futbollistit nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Futbollisti Aleksandros Kouro feston sot 32-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familia e madhe i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan klubi shkodran në faqen zyratare.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, Vllaznia pret në shtëpi Egnatian për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e parë të Superiores, e cila starton në orën 20:00.
View this post on Instagram
Poll