Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia e “pamëshirshme” në Shkodër, mposht thellë kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia e “pamëshirshme” në Shkodër, mposht
Vllaznia

Ka përfunduar me rezultatin e pastër 3-0 miqësorja mes Vllaznisë dhe Deçiç Tuz (Mali i Zi). Ky duel ka shërbyer si “test” për të mbajtur në formë ekipet respektive, marrë në konsideratë aktivitetet e kombëtareve.

Dueli është mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ka pasur vetëm një ekip në fushë, të besuarit e Edi Martinit.

Golat për kuqeblutë janë shënuar nga Kastrati (35’), Ara (40’) dhe Tafili (55’). Në Superiore pas 2 javësh, shkodranët regjistrojnë 3 pikë, ndërsa zbresin në fushë karshi Partizanit, 13 shtator.    

Poll

Lexo gjithashtu