
Përveç humbjes në Shqipëri përballë Daugavpils, raundi i parë i Conference League, situata nuk është e mirë as në gjendjen e grupit te Vllaznia. Tre lojtarë të rëndësishëm rrezikojnë të mos jenë prezentë në duelin e kthimit. Fjala është për Jazxhi, Mala dhe Krymi.
Edhe pse Mala u integrua në lojë si zvendësues në minutën e 73’ ndeshjen e parë, u pa qartë se ai po vuante nga gjendja fizike. Jazhi nuk ishte as në stol në këtë përballje. Nëse i referohemi Ardit Kryemit, mesfushori i skuadrës shkodrane në minutën e 60’ sinjalizoi stafin mjekësor se e kishte të pamundur vijimin e takimit.
Ende nuk ka një vendim final nëse këta 3 futbollistë do ia dalin në kohë të jenë gati, ku kontributi i çdo lojtari është i rëndësishmë, aq më tepër kur vijnë pas një rezultati zhgënjyes në sfidën e parë.