Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët prej disa javësh arrijnë të marrin fitore, duke kryesuar të vetëm kampionatit dhe duke “blinduar” vendin e parë në Superiore, por edhe në rrugën drejt trofeut të Kupës së Shqipërisë.
Fitorja 1-0 ndaj Bylisit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ishte e 8-ta ndeshje rresht që kuqeblutë marrin rezultat pozitiv. Rezultate këto që kanë sjellë optimizëm në ekip, teksa mbizotëron atmosferë pozitive në skuadër.
Tashmë pa asnjë hezitim mund të themi se kjo Vllazni të “fut” frikën dhe duket se kanë shkelur “gazim” deri në fund në rrugën drejt titullit kampion dhe trofeut të Kupë.
Por nëse shikojmë 8 fitoret e fundit të shkodranëve, vëmë re se në 7 prje tyre nuk kanë pësuar asnjë gol. Saktësisht kanë pësuar gol në fitoren 3-2 ndaj Flamurtarit më 24 dhjetor 2026. Që nga ajo sfidë ia kanë dalë të mbajnë portën e paprekur, gjë e cila ka ndihmuar ekipin të koleksionojë vetëm fitore.
