
Pas 7 javësh në Superiore, Vllaznia ka fituar terren ndaj rivalëve në krye të tabelës, ndonëse jo me pikë të konsiderueshme. Mbrëmjen e sotme, kapiteni i Egnatias Albano Aleksi ka folur në RTSH për duelin me ekipin e Edi Martinit, madje duke i thurur elozhe shkodranëve për kontigjentin dhe linjën që po ndjekin si grup:
“Vllaznia e ka treguar në këto 7 javë që është pretendente. Në fakt, gjatë viteve të fundit ka qenë një ekip pretendentë. Vllaznia ka diçka më shumë nga finalja që luajtëm sezonin e kaluar në ‘Final 4’.
Ekipi shkodranë ka marrë disa lojtarë shumë të rëndësishëm si Kallaku. Futbollist shumë i zgjuar dhe luan shumë mirë me të dyja këmbët. Vllaznia do jetë pretendente kryesore për titullin. Nuk po e përfshijë Egnatian. Ekipin tim po ia lë kohës ta tregojë”.