Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia dhe Elbasani “ngujisin” Tiranën, klubi bardheblu merr vendimin DRASTIK

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia dhe Elbasani “ngujisin” Tiranën, klubi bardheblu merr
Tirana

Tirana ndodhet në momentin më të errët të këtij sezoni dhe gjithë historisë së saj si klub. Të ndodhur në vendin e fundit në klasifikim dhe vetëm e 1 fitore në 16 javë kampionat, ka vënë gjithçka në pikëpyetje mvi qëndrimin e kryeqytetasve në elitë.

Paraqitja e skuadrës lë shumë për të dëshiruar, me Ardian Nuhiun që nuk po arrin dot të çojë ekipin drejt rezultateve pozitive dhe të vendosë skuadrën në “shinat” e duhura. Dy duelet e ardhshme për bardheblutë janë shumë të rëndësishme.

Fillimisht Vllaznia dhe më pas Elbasani, sfidë këto ku “jetike” janë vetëm 6 pikët dhe për këto përballje te Tirana janë “ngujuar”. Kjo pasi klubi ka vendosur që trajneri Nuhiu nuk do të dalë të flasë në konferencën për shtyp në prag të këtyre përballjeve.

Një vendim i papritur dhe drastik nga ana e klubit, që tregon sërish qartë situatën aspak të favorshme që po kalojnë, ndërsa s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim për sfidat dhe sa pikë do të mund të grumbullojë Tirana në 2 duelet e ardhshme që janë dhe të fundit për këtë vit kalendarik, që njëkohësisht përkojnë edhe me mbylljen e fazës së dytë të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu