Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia çon në UEFA “çështjen” për stadiumin “Loro Boriçi”, kuqeblutë mesazh edhe Federatës Shqiptare të Futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia çon në UEFA “çështjen” për
VLLAZNIA

Vllaznia ka falendeuar FSHF-në për sqarimin e situatës për stadiumin “Loro Boriçi”. Ky i fundit prej ditësh është kthyer në një “mollë sherri” mes drejtuesve të Vllaznisë dhe Bashkisë Shkodër, për shkak të një koncerti, i cili më pas është spostuar në një vend tjetër.

Kuqeblutë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë çështje, madje kanë dërguar gjithçka në UEFA për të sqaruar njëherë këtë situatë. Ndërkohë klubi u bën thirrje tifozëve të jenë afër skuadrës edhe në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku do të presin ekipet europiane.

“KF Vllaznia falenderon Federatën Shqiptare të Futbollit për sqarimin e fundit zyrtar drejtuar Bashkisë Shkodër, ku kërkohet qartësisht anullimi i koncertit të planifikuar në stadiumin “Loro Boriçi”, për të garantuar standardet dhe organizimin korrekt të ndeshjeve ndërkombëtare.

Njëkohësisht, çështja është adresuar edhe në selinë e UEFA-s në Nyon, ku përfaqësues të klubit kanë ngritur shqetësimin mbi situatën. Zyrtarë të UEFA-s kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër zhvillimit të aktiviteteve të tilla përpara ndeshjeve europiane, për shkak të rrezikut që i kanoset fushës dhe kushteve teknike te komplet impjantit sportiv.

Përshëndesim vendimin e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, për të anulluar koncertin dhe ritheksojmë se kjo çështje nuk ka qenë kurrë personale apo politike, por thjesht dhe vetëm profesionale – në përputhje me rregullat e UEFA-s, FSHF-së dhe interesin e klubit si përdoruesi zyrtar i stadiumit dhe organizues i ndeshjeve.

Duke marrë parasysh afatet dhe protokollet ndërkombëtare, KF Vllaznia ka dorëzuar dje dokumentacionin zyrtar për zhvillimin e ndeshjes europiane në “Elbasan Arena”.

????️ Ftojmë të gjithë tifozët kuqeblu që, si gjithmonë, të jenë pranë skuadrës edhe në Elbasan, me të njëjtin pasion dhe mbështetje të zjarrtë. Së bashku për Vllazninë, në këtë rrugëtim europian!

Le te kalojmë bashkë këtë tur dhe të rikthehemi në shtëpinë tonë për ndeshjet e ardhshme nderkombëtare dhe kombëtare, siç i ka hije Vllaznisë!

#Vllaznia106 #KuqEBlu #ElbasanNaPret #EuropaMeVllazninë #ShkodraZemraEStadiumit”, shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga