Bylis – Teuta është ndeshja e parë e javës së 15-të të kampionatit, e cila do të luhet në orën 13:30 në “Adush Muça”. Një përballje mjaft interesante mes ekipeve që janë të “dënuara” vetëm për rezultat pozitiv.
Kur jemi vetëm pak orë nga starti i kësaj përballjeje kemi mësuar edhe arbitrat që do të vendosi drejtësi. Kështu FSHF-ja ka vendosur t’ia besojë këtë përballje Enea Jorgjit, teksa ndihmës të tij do të jenë Denis Rexha, Rigider Çokaj dhe arbitër i 4-të do të jetë Kreshnik Cjapi. VAR-i është në duart e Olsion Yzeiraj, ndërsa në AVAR do të jetë Erion Bastari.
NDESHJET:
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ridiger Çokaj
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi
Var: Olsion Yzeiraj
Avar: Erjon Bastari
