Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vjen ZYRTARIZIMI nga klubi, Tirana njofton tifozët për trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen ZYRTARIZIMI nga klubi, Tirana njofton tifozët për trajnerin
Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Tekniku korçar dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, teksa gjithçka është bërë zyrtare nga vetë bardheblutë.

45-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës që prej janarit të këtij viti, madje duke i shpëtuar edhe rënies nga Superiore. Por, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në dhjetor, drejtuesit dhe trajneri kanë “ndarë rrugët”.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.
KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga