
Tirana do ta nisë vitin 2025 ndaj Vllaznisë. Një sfidë mjaft e rëndësishme për kryeqytetasit, të cilët luajnë në transfertë dhe do të tentojnë fitoren për ta nisur këtë vit siç duhet.
bardheblutë prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për këtë përballje, me Gugash Maganin që intesivisht ka stërvitur ekipin në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për Klasiken e Shqipërisë. Për timonierin e Tiraanës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ndaj Vllaznisë do të ketë mungesa të rëndësishme.
Kështu nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Jaormounit për shkak dëmtimi, ndërsa për arsye kartonësh nuk do të mund të luajnë Kola dhe Soler. Të dy kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë ndaj shkodranëve do të jenë të pezulluar.
Kujtojmë se dueli ndaj Vllaznisë do të luhet ditën e premte në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00. Duel ky i vlefshëm për javën e 20-të të Superiores.