
Vllaznia ka surprizuar banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në prag të festave të fundvitit. Një gjest fantastik nga klubi shkodran për të suprizuar të moshuarit në ambientet e “Loro Boriçi”.
Klubi iu ka organizuar një drakë të veçantë, ndërsa u kanë shpërndarë edhe disa dhurata. Gjyshërit janë mbështetësit kryesorë të kuqebluve dhe për këtë drejtuesit kanë menduar që disa futbollistë të bëhet pjesë e kësaj surprize.
“Drekë me gjyshat në prag të festave të fundvitit!
KF Vllaznia mirëpriti në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, me një drekë të veçantë në restorantin Stad_Yummy.
????Gjyshat mbështesin gjithmon skuadrën tonë kur luajmë në shtëpi, prandaj zgjodhëm të ndajmë me to një drekë festive, plot gëzim, dhurata dhe mirënjohje.
#kfvllaznia #solidaritet #gjyshat”, ka shkruar klubi shkodran.
View this post on Instagram