Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “U shkrua një faqe e bukur në historinë tonë”, Teuta para duelit me Dinamon: Ky është vetëm fillimi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “U shkrua një faqe e bukur në historinë
Teuta

Teuta në ëktë sezon ka ardhur ndryshe. Durrsakët janë “riformatuar” duke nisur që nga presidenti e deri te futbollistët, ku ndryshime “rrënjësore” pësuan në këtë merkato.

Me logo dhe synime të reja, “Djemtë e Detit” premtojnë shumë në këtë sezon dhe ndaj Vorës luajtën ndeshjen e parë në shtëpi. Ndryshimet e bëra kanë sjellur shumë entuziazëm te tifozët, të cilët ishin të konsiderueshëm në mbështetje të ekipit.

Klubi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon për mbështetjen, ndërsa shkruajnë se një faqe e re, e bukur është shkruar në historinë e klubit. Ndër të tjera theksojnë se është vetëm fillimi.

“Një tjetër faqe e bukur në historinë tonë u shkrua në shtëpi, përballë Vorës – me zemër, me pasion dhe me një tifozëri që s’e ndaloi kurrë brohoritjen! ????⚽️

Fusha e mbushur me emocione, dyluftime të forta, gola që ngritën stadiumin në këmbë dhe një atmosferë elektrizuese që vetëm Durrësi di ta krijojë.

Nga minuta e parë deri në të fundit, lojtarët tanë dhanë gjithçka, duke treguar karakter, shpirt gare dhe përkushtim ndaj fanellës që mbajnë veshur. ????

Faleminderit të gjithë tifozëve që ishin aty për të na mbështetur – zëri juaj është forca jonë!

Shijoni këtë video me momentet më të bukura nga një sfidë që kishte gjithçka.

Ky është vetëm fillimi…

Forca Teuta”, shkruhet në postimin e durrsakëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

Poll

Lexo gjithashtu