Ilir Daja
“Leja” e trajnerit të Dinamos Ilir Daja, për të huazuar talentin Hekuran Berisha te Dukagjini po rezulton gabim fatal.
Në merkaton e verës së 2025-ës, “blutë” e kryeqytetit paguan 150 mijë euro për të transferuar sulmuesin nga Superliga e Kosovës, ndërsa pas 5 muajësh, palët ranë dakord që 20-vjeçari të huazohet te Dukagjini.
Në 4 ndeshjet e fundit me ekipin shqiptar të Kosovës, Berisha ka 4 gola, tregues se po përjeton moment të “artë”. Finalizimi më i “freskët” ishte sot kundër Dritës, gol për notën “10”, përsa i takon interpretimin dhe shkallës së vështirësisë.
Nëse i referohemi Dinamos në Superiore, 5 ndeshjet e fundit, ekipi i Ilir Dajës e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm 2 herë.
Poll
