Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tirana e zyrtarizoi nëpërmjet një “story” 24 orësh, Ardian Nuhiu FLET për herë të parë dhe SURPIZON kryeqytetasit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana e zyrtarizoi nëpërmjet një “story” 24
Ardian Nuhiu

Tirana ditën e djeshme zyrtarizoi Ardian Nuhiun si trajnerin e parë të skuadrës. Ish-timonieri i Dritës zëvendësoi në stol kështu Roberto Bordin.

Klubi kryeqytetas ditën e djeshme e zyrtarizoi Nuhiun nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”, gjë e cila zgjat vetëm 24 orë. Por siç duket drejtuesit kishin rezervuar një tjetër postim për të.

Ditën e sotme ata nëpërmjet një video tregojnë momentin kur Nuhiu firmos kontratën, ndërsaa dëgjohet të thotë edhe fjalët e para si bardheblu.

“Kthehemi në punë” , shprehet trajneri i bardhebluve, i cili do të nisë menjëherë me përgatitjet e ekipit për duelin e ardhshëm me Bylisin. Takim që do të luhet ditën e hënë në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”.

“Klubi i Futbollit Tirana prezanton zyrtarisht Ardian Nuhiu si trajnerin e ekipit të parë.

Ky është një moment i ri dhe një sfidë e rëndësishme për të gjithë ne. Nuhiu sjell pasion, përvojë dhe vizion modern, duke u angazhuar për të rikthyer energjinë dhe frymën fituese në skuadrën tonë.

Mirësevjen, Nuhiu! Bashkë për Tironën”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Poll

Lexo gjithashtu