
Razak Abalora
Elbasani mori një fitore tepër të rëndësishme ditën e djeshme. Verdheblutë ia dolën që të triumfonin në shtëpi me rezultatin 3-1 përballë Teutës, sfidë e vlefshme për javën e 20-të të Superiores.
Një 3 pikësh që i vlen shumë ekipit të Gvozdenovic, të cilët kanë si synim “Final 4”. Teksa një nga pikat kyçe në këtë fitore ishte padyshim edhe portieri, Razak Abalora.
Për këtë të fundit Elbasani kurrë nuk i kursen elozhet në rrjetet sociale. Kësaj herë, klubi e ka krahasuar ganezin me luanin, video të cilën e ka publikuar edhe në “InstaStory”.
Kujtojmë se gardiani 28 vjeçar ka treguar një formë të mirë në Elbasan. Portieri shpeshherë ka qenë një nga shpëtimtarët e ekipit.
Poll