Portieri i Partizanit Pano Qirko, po zhvillon sezon fenomenal te kryeqytetasit. “Dëshmi e gjallë” ishte kundër Dinamos në javën e 27-të. Ekipi i drejtuar nga Olijon Kërnaja, ia doli të fitojë derbin 2 – 0, ndërsa të kuqtë nuk pësuan gol.
Fakti që Partizani e mbajti portën të paprekur, i atribuohet Qirkos, i cili ishte i papërmbajtshëm në pritje. Për sulmuesit e Dinamos, gardiani 26-vjeçari, rezultoi “makth”, 8 pritje në total.
FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit) ka publikuar në rrjetet sociale 5 pritjet spektakolare të Qirkos, tregues se trajneri Kërnaja ka gjetur “garancinë” në katërkëndësh.
Përgjatë 27 javëve të zhvilluara në Superiore, Partizani mban pozitën e 4-të në tabelë, brenda objektivit në kampionat. Ndeshja e radhës për “Demat e Kuq” është planifikuar të dielën kundër Vorës në transfertë.
View this post on Instagram
