Fraza “i paedukatë” nga moderatorja Hygerta Sako në adresim të trajnerit të Vllaznisë Edi Martini, shërbeu si “shkëndijë” për t’i hedhur “benzinë zjarrit” mes tyre, teksa gjithçka nisi fill pas ndeshjes Partizani – Vllaznia (java e kaluar).
Në prononcimin e djeshëm për media, Martini foli shkurtimisht dhe iu drejtua moderatores që të kërkonte falje për fjalën “i paedukatë”, por që nuk u “finalizua” prej Hygerta Sakos. Në një situatë të tillë, Martini e la përgjysëm intervistën.
Në “storyn” e publikuar në “Instagram”, krahas videos kur ajo e pyet për dëmtimin e Bajramit dhe rendimentin e zëvendësuesit Pusi pas sfidës ndaj Partizanit, shkruan: “Pyetja profesionale, përgjigja harbute! Gjeni gabimin”.
"Story" i Hygerta Sakos në "Instagram"
