Partizani nuk ia doli të marrë pikë në derbi ndaj Dinamos, e përfunduar 3 – 1 në favor të “Bluve”. Trajneri Oltijon Kërnaja u përoq në të gjitha mënyrat për të ndryshuar “ingranazhet” e ekipit të tij, por që nuk ia doli.
Në minutën e 21, është bërë virale momentin kur Kërnaja i jep udhëzime përmes një cope letre futbollistit Sembene, por arbitri e pikas menjëherë këtë lëvizje dhe detyron mbrojtësin ta hedh. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe më 25 gusht të 2024.
Konkretisht, trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany i adreson në cep të fushës një letër me udhëzime sulmuesit Thomas Muller, bëhet fjalë për ndeshjen kundër Ëolfsburg. Ky i fundit e fshehnë, derisa ia prezanton “porosinë” edhe shokëve të ekipit.
