
Bujar Qamili
Në Shkodër kjo gjysmëfinale ka entuziasmuar të gjithë. Në “Air Albania” në orën 20:00 ditën e nesërme do të luhet Egnatia – Vllaznia. Shkodranët do të “pushtojnë” arenën kombëtare për të mbështur ekipin.
Një prej tyre do të jetë edhe Buraj Qamili. Këngëtari i njohur shkodran iu bën thirrje të gjithë tifozëve që të jenë sa më të shumtë të mbështesin ekipin. Ai ia merr këngës, duke paralajmëruar kështu rrogozhinasit.
“O Vllazni, Vllaznia jonë
Ti gjithmonë do të jesh kampion
Veç për hir të spektakorit
Shkodra jonë, djepi i futbollit”, dëgjohet të thotë këngëtari i mirënjohur.
Poll