
Klasikja e Shqipërisë “ndez” futbollin shqiptar. Ditën e premte në orën 17:00 në “Loro Boriçi” do të luhet një nga përballjet më të luftuara në historinë e futbollit shqiptar. Vllaznia do të duelojë me Tiranën, në një përballje që premton të jetë spektakolare.
Përballë do të vihen dy ekipet më me zë në elitë dhe prje vitesh i kanë dhënë “tonin” këtij sporti. Por vitet e fundit duket se Klasikja ka një emër dhe ai është “Vllaznia”. Kjo pasi Tirana prej më shumë se 2 vitesh nuk e njeh fitoren përballë shkodranëve.
Fitorja e fundit e kryeqytetasve është më 7 tetor 2023, përballje që bardheblutë do ta fitonin 1-0 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Po kur jemi vetëm 2 ditë përpara këtij dueli, Vllaznia ka risjellë në kujtesë disa momente nga kjo sfidë nga sezoni i kaluar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vllaznia ka shkruar: “ Rikthejmë emocionet e klasikes nga sezoni i kaluar”, ndërsa shihet Bekim Balaj që tund rrjetën e kundërshtarëve.