
Flamurtari
Flamurtari vazhdon intensivisht përgatitjet për duelin me Tiranën. Falë edhe pauzës së kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares, vlonjatët do të shfrytëzojnë efektin kohë për të përgatitur këtë sfidë në detaje.
Kuqezinjtë kanë ndarë disa momente nga një seancë stërvitore, ku futbollistët po stërviten. Atmosfera në ekip duket pozitive, me ekipin që ndaj kryeqytetasve do të synojnë fitoren e parë sezonale pas rikthimit në elitë.
Kujtojmë se në 2 duelet e parë nuk kanë mundur të fitojë. Janë mposhtur nga Elbasani në ndeshjen hapëse, ndërsa kanë barazuar me Bylisin javën e dytë.
Ndërkohë dueli me Tiranën do të luhet pas sfidave të Kombëtares dhe është e vlefshme për javën e 3-të të Superiores.
View this post on Instagram
Poll