
Erald Maksuti duke kenduar
Te Flamurtari po përgatitjet për sezonin e ri që do të luajnë në Superiore. Atmosfera te vlonjatët është mjaft pozitive, ku nuk mungojnë as momentet argëtuese.
Një prej tyre është edhe momenti kur e gjithë skuadra është pozicionuar për të konsumuar një vakt, e teksa njëri prej futbollistëve nuk nguron t’ia marrë këngës. Erald Maksuti ngjitet mbi karrike dhe me ndihmën e pjesës tjetër të skuadrës nis të këndojë.
“Moj bjondinë me sytë e zi, e me buzët si qershi..”, është një pjesë e tekstit të këngës që dëgjohet nga të gjithë futbollistët. Nuk mungojnë as duartrokitjet, me Maksutin që tregon një tjetër “hobi” të tij përpos futbollit. Padiskutim që 21-vjeçari këtë sfidë e kaloi me "sukses".
Poll