Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Me standarte ndërkombëtare dhe gati për të pritur ndeshje të rëndësishme, stadiumi i ekipit të Superiores nesër hap dyert ZYRTARISHT

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Me standarte ndërkombëtare dhe gati për të pritur
Stadiumi i Vores

Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit. Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.

Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës. I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.

Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale. Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.

Poll

Lexo gjithashtu