Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Breshëri “pushtoi” kryeqytetin, por nuk ndali “vrullin” e Tiranës. Bardheblutë stërviten në fushën e zbardhur  

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Breshëri “pushtoi” kryeqytetin, por nuk ndali
Tirana duke u stervitur

Kushtet atmosferike ditët e fundit kanë përkeqëesuar situatën në disa qytete të Shqipërisë. Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Lezhë, Durrës, Vlorë dhe disa vende të tjera, teksa ditën e sotme reshjet e dëborës kanë zbardhur disa zona malore.

Para pak minutash Tirana u “pushtua” nga breshëri. Por kjo situatë nuk ka ndaluar aspak “vrullin” e skuadrës së Tiranës. Bardheblutë pavarësisht se fusha ku po stërviten është zbardhur, sërish kanë vazhduar me programin e tyre.

Siç dihet Tirana do të luajë në fazën 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, duel i planifikuar për ditën e shtunë, në orën 13:00 në “Selman Stërmasi”. Dhe pikërisht për këtë takim, vazhdojnë përgatitjet, ku padiskutim synimi kryesorë është fitorja për të kaluara në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu