Bylis u mposht nga Elbasani me shifrat 2-1 në një sfidë të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Por përveç rezultatit, një detaj tjetër ka amrrë vëmendjen.
Një video e publikuar në rrjetet sociale shihet një përplasje që ka ndodhur në shkallët e stadiumit gjatë pushimit të ndeshjes. Supozohej se në atë video të përfshirë ishin presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, familjarët e njërit prej futbollistëve të ballshiotëve dhe tifozët e Elbasanit.
Videoja e momentit te perplasjes
Por diçka e tillë është mohuar nga klubi. Bylisi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku mohon që presidenti të jetë i përfshirë, ndërsa nënvizon se pjesë e atij sherri janë tifozët verdheblu dhe familjarët e një futbollisti të ballshiotëve.
“Sqarim!
Lidhur me një lajm të publikuar nga faqja JOQ, apo edhe disa faqe të tjera anonime, për përfshirjen në incident të presidentit të klubit Besnik Kapllanaj, sqarojmë për mbarë opinionin publik se nuk është e vërtetë që të jetë i përfshirë presidenti ynë.
Në atë incident janë përfshirë familjarët e një futbollisti tonë dhe tifozët vendas, dhe ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të ndeshjes”, ka shkruar klubi ballshiot.
View this post on Instagram
