
Në Elbasan takimi midis vendasve dhe Tiranës është mbyllur në barazim. ‘Bardheblutë’ nuk shkuan më shumë se 1 pikë, por një gjest i ka lënë ata me shije të hidhur.
VAR ka qenë protagonist në ‘Elbasan Arena'. Arbitri i caktuar për sfidën e kryeqytetasve duket se ka gabuar rëndë në një episod të rëndësishëm të takimit.
Pas shënimit të Tiranës, gjyqtari ka bërë një gabim teknik. Ai ka akorduar penallti për Elbasanin. Kjo mund të duket në rregull pas konsultimit me VAR, por ka harruar radhën e vendimarrjes. Në fillim duhej anulluar realizimi i kryeqytetasve.
Ky gabim amatoresk mund të jetë dhe për faji të nxitimit, por lë vend për provokime. Ndoshta pavëmendja ose ndonjë ngatarresë me arbitrin në VAR ka sjellë këtë mosakordim të saktë të veprimeve.
Fati i takimit mund të kishte qenë ndryshe, nëse drejtësia do të vepronte me më shumë korrektesë.
Goli i Tiranës i anulluar nga arbitri
Penalltia e akorduar për Elbasanin