Ndeshja Elbasani – Vllaznia do të tregojë shumëçka mbrëmjen e sotme, nëse do të ketë “rrokadë” në krye të tabelës dhe konkurrenca mes dy ekipeve që mbajnë vendet e para në Superiore.
Interesimi i madh nga tifozeritë, sikurse “fërkimet” mes tifozëve, ka bërë që Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, të marrë masa “ekstreme” për parandalimin e ndonjë përplasje mes mbështetëse.
Policia njofton se nuk do të ketë grumbullime mes tifozerive përkatëse dhe kontrolli për hyrjen në stadiumin “Elbasan Arena” do të jetë shumë i rreptë, ndryshe nga zakonisht.
Po ashtu, do të ketë vigjilencë maksimale dhe parandalim të lëvizjeve në zonat përreth aktivitetit. Takimi do të nis prej orës 19:00, e vlefshm për javën 33-të në Superiore.
