
Vllaznia/ Ardit Krymi, Bekim Balaj
Bekim Balaj është “Këpuca e Artë” për sezonin e fundit. Sulmuesi i Vllaznisë shënoi 17 gola duke e mbyllur mbi rivalët e tjerë të fazës ofensive.
“Top 3” golashënuesit plotësohen me Kristal Abazajn në kuotën e 11 golave dhe Florent Hasanin me 10 gola. Dyshe kjo që mbajti veshur fanellën e Tiranës, teksa Hasani ishte vetëm në pjesën e parë të sezonit pasi më pas u transferua te Rapidi i Bukureshtit.
Abazaj e mbylli me Tiranën, teksa e ardhmja ka mbetur pezull. Mund të thuhet se Superiores i mbijeton për sezonin e ardhshëm vetëm “Këpuca e Artë”, pikërisht Balaj i Vllaznisë. Mbetet për t’u parë në anën tjetër nëse do ketë surprizë tjetër.
Poll