
Agim Zeka u prezantua si lojtari më i ri i Partizanit. Të kuqtë publikuan postimin e zakonshëm, si për çdo lojtar që afrohet, teksa së fundmi kanë vendosur ta fshijnë atë.
Një veprim i çuditshëm ky, ndërsa nuk dihet arsyeja. Kujtojmë se 25-vjeçari luan në krahun e djathtë të sulmit dhe është pikërisht profili ku Orges Shehi ka kërkuar përforcim.
Çfarë shkruante Partizani:
"Partizani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshjen për afrimin e futbollistit Agim Zeka. Sulmuesi nga Prishtina i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te Erzeni, skuadër me të cilën realizoj 5 gola dhe dhuroj 4 asiste. 25 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Zeka menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi teksa i është bashkuar skuadrës në qytetin e Pogradecit".
Përditësim: Partizani ka postuar sërish zyrtarizimin e Agim Zekës.