Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U shpall “Lojtari i ndeshjes”, Përndreca “skanon”  Bylis-Tirana: Nuk na deshi fati të shënonim

Shkruar nga NEWSPORT
U shpall “Lojtari i ndeshjes”, Përndreca “skanon”
Fabian Përndreca

Fabian Përndreca u zgjodh “Lojtari i ndeshjes” në takimin e javës së parë të Superiores mes Bylisit dhe Tiranës, e mbyllur 0-0. Mbrojtësi zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë, ndërsa foli në mikrofonin e “RTSH Sport” pas këtij dueli:

“E kam parë veten shumë mirë. Jemi stërvitur shumë, kemi punuar. Sot nuk na deshi fati që të shënonim. Ndeshjen tjetër do të shtrëngohemi më shumë, që tia dalim.

Sot duhet të luanim më fortë. E bëj më mirë fazën mbrojtëse sesa sulmuese. Varet edhe nga taktika që jep trajneri. Më e mira është që të ndihmoj ekipin në fazën sulmuese”.

Poll

Lexo gjithashtu