
Flamurtari
Dita e sotme është festë për Flamurtarin. Në kampin kuqezi ka gëzim, për shkak se sulmuesi i krahut të djathtë, Heiderber Ramírez feston sot ditëlindjen e tij të 23-të.
Sigurisht që urimet kanë qenë të shumta, nga disa prej miqve të tij. Por sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i klubit vlonjat.
“Urime ditëlindjen, Heiderber Ramirez! 23 vite dhe këtë ditë e feston me familjen kuqezi. Të urojmë shëndet, gëzim dhe suksese në çdo hap!”, shkruan klubi i Flamurtarit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se skuadra nga Vlora nuk e nisi mirë rikthimin në Superiore, duke u mposhtur me shifrat 1-0 nga Elbasani.
Poll