Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U dëmtua në ndeshjen e Kombëtares, Vllaznia pa një titullar ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua në ndeshjen e Kombëtares, Vllaznia pa një titullar
Aron Jukaj

Vllaznia do të presë Partizanin ditën e shtunë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 3-të të kampionatit. Duel që parashikohet të startojë në orën 19:00 në “Loro Boriçi”.

Shkodranët në shtëpi janë të “dënuar” vetmë për fitoren, ndërsa për Edi Martinin nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kjo pasi do të ketë mungesa të rëndësishme ndaj Demave. Aron Jukaj është dëmtuar me Kombëtaresn U-21 dhe  do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.

Kështu Martini duhet të bëjë llogaritë pa titullarin, i cili do të zëvendësohet nga Leon Pohls. Ky i fundit do të ketë ndeshje debutuese ndaj të kuqve, pasi u transferua në Shkodër gjatë kësaj merkatoje.  

Poll

Lexo gjithashtu