
Tirana do të përballet në transfertë me Egnatian në kuadër të javës së 4-t të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, do të nisë në orën 19:00. Në prag të këtij dueli ka folur drejtori sportiv i “bardhebluve”, Omer Bunjaku.
“Pas aventurës te Ballkani, më kërkuan drejtuesit e Tiranës. Ai që më bindi është presidenti Halili, jam këtu duke ditur që është një nga klubet më të mëdha shqiptare. Jemi këtu për të arritur suksese dhe për të rikthyer Tiranën ku e meriton. Sido që të jetë, është Tirana. Klubi më i madh, është krenari të jem këtu. Kemi lojtarë shumë cilësorë, po punojmë me stafin, presidentin e kemi afër klubit.
Po punojmë që të jemi arrijmë te fitoret. Synimet? Synimet e Tiranës janë që në çdo ndeshje të futemi për 3 pikët. Shpresoj që sukseset me Shkupin dhe Ballkanin, t’i bëj edhe këtu. Frikë? Jo aspak. Nëse do të kisha pak frikë, nuk do të isha këtu, e di mirë se ku jam. Së bashku të gjithë do ia dalim”, tha Bunjaku.