Christ Evo Ememe
Te Flamurtari nuk po gjejnë qetësi në këtë sezon në kampionat. Kjo pasi vlonjatët siç dihet nuk kanë arritur fitoren e parë sezonale. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi tashmë do të duhert të përballen edhe me “probleme” të tjera.
Kështu Christ Evo Ememe i jep “tronditjen” e radhës klubit. 24-vjeçari siç dihet është i dëmtuar dhe mësohet se është operuar në klavikul. Një dëmtim i cili merr kohë për rikuperimin, teksa ende nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë.
Gjithçka do të varet nga ecuria e riaftësimit dhe diçka e tillë bën që në klub të “tremben”, pasi futbollisti rrezikon të mbyllë para kohe sezonin. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim.
Poll
