
Vllaznia – Tirana është kryesfida e javës së dytë të Superiores. Ky takim merr jetë nesër në orën 20:00.
Para ndeshjes është prononcuar trajneri i Bledi Shkëmbi. Ky i fundit preku dhe merkaton ku tregoi se stafi vazhdon të kërkojë për lojtarë cilësorë.
"Klasikja e futbollit shqiptar, mendoj do bëhet ndeshje e mirë duke marrë parasysh të dyja skuadrat. Ekipi është përgatitur mirë. Gjithë java ka shkuar “Ok”, shpresojmë ditën e ndeshjes të jemi në formë maksimale.
Vllaznia skuadër që është përforcuar më shumë këtë vit, e ka filluar nga vjet. Do të thoja që për ne është pothuajse gjithmonë njësoj.
Me çdo skuadër në kampionatin shqiptar është e vështirë të shkosh dhe të fitosh. Nuk ka diferenca të mëdha, por jam i bindur që do bëjmë maksimumin.
Jemi duke u munduar nëse do bëjmë të mundur ndonjë afrim. Gjithmonë ky afrim do të bëhet nëse është mbi nivelin e lojtarëve që kemi. Deri në këto momente për fat të keq nuk kemi gjetur.
Unë dhe stafi me klubin jemi të kënaqur me lojtarët dhe nivelin e tyre. Skuadrat favorite janë të çdo kampionati të njëjta, ato që investojnë më shumë. Shikohet se dhe këtë vit në kampionatin shqiptar nuk është se ka shumë diferenca", u shpreh Shkëmbi.