Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri Kërnaja kërkoi “drejtësi” për rastet në Partizani - Vllaznia, Klajdi Kola dhe Hygerta Sako ia plasin “sherrit”: Ky është ofendim, nuk bëjë më moviolën

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Kërnaja kërkoi “drejtësi” për rastet
Klajdi Kola dhe Hygerta Sako

Ndeshja Partizani – Vllaznia, e përfunduar 2 – 0 për ekipin shkodran, mbarti shumë kontestime dhe pakënaqësi nga tifozët kryeqytetas dhe trajneri Oltijon Kërnaja. Pikërisht ky i fundit, kërkoi që epidoset e dy golave të konsideruar jashtë loje, të “skanoheshin” me kujdesë në moviolë nga Klajdi Kola.

Por në emisionin “Super Gol”, RTSH, nisi një “sherr” disi i çuditshëm mes Klajdi Kolës dhe moderatores Hygerta Sako. Teksa specialisti i moviolës i bazonte vendimet në rregullore, ajo nisi të qesh, e për pasojë humbja e seriozitetit.

“Nuk kanë minuta kartonët e verdhë apo të kuq, në lidhje me përjashtimin të trajnerit Oltijon Kërnaja, nuk dihet se çfarë është folur mes tyre.

Në minutën e 53-të, goli i Isgandarli, kjo është pozicion jashtë lojë. Për ta shpjeguar, arbitri i sistemit VAR nuk vendos vija, vijat i nxjerr automatikisht sistemi. Pikat nuk i vendos arbitri, por sistemi.

Është futur sistemi AI. Nuk ka diskutim për vijat. Ndryshe është goli i minutës së 74-të. Në këtë rast, vetëm arbitri kryesor vendos nëse goli është i rregullt, jo anësori.

Sipas rregullores, ky është devijim i topit, jo pasim. Topi nuk vjen nga distanca e largët. Drejtimi është i papritur. Po pse qesh Hygerta? Kjo është turp!

Unë lexoi rregulloren dhe flas me seriozitet, kurse ti (Hygerta) qesh. Kjo është ofendim. Nuk bëjë me moviolë, unë flas t’i qesh, ky është ofendim. Nuk jam unë specialist që flas dhe ju qeshni”, u shpreh Klajdi Kola.          

Poll

Lexo gjithashtu