Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Trajner amator", Vangjel Zguro nuk përmbahet dhe flet si pa qenë kamerat: Ke diçka personale me mua?? Veselinovic ia transformoi llafet Demit

Shkruar nga NEWSPORT
"Trajner amator", Vangjel Zguro nuk përmbahet dhe flet si pa

Zguro shpërthen dhe tregon debatin me trajnerin serb Veselinovic. Pogradecari ka folur në OraNews dhe tregon sa i dhemb ky moment. Për të, Partizani nuk e meriton një trajner si ky që ka tani dhe loja e fakton këtë. Vetë lojtari tha se po flasim si paqenë kamerat tani.

“Ke diçka personale me mua?? I thashë në dhomë. Nuk kisha asnjë indicie. As që e kam ofenduar, as nuk e di çfarë bëra.

Jetojmë në Shqipëri dhe këtu të jesh i urtë nuk del djalë i mirë. Duhet të bësh si thonë këta që të jesh i mirë. Çuditem si mori kaq shumë fuqi një trajner i tillë për 10 ditë.

Është amator. Duket që nga loja e Partizanit. Ai llafet e mia i mori dhe i transformoi tek Presidenti.

Demi më çoi tek Partizani B, për të dhënë kohë në rregullimin e marrëdhënieve. Partizanit i uroi sukses, po jo me këtë.

T’i sjellësh Partizanit një trajner të tillë pa fituar trofe në jetë nuk e di. Lojtarët janë zogj që kanë fituar trofe jo si ai.

Eci drejtë, nuk jam i brrylave.

Mërgjyshi e di. Është i pari që ma ka dhën mundësinë në Superiore. Partizani ka njerëz të mirë brenda. Ata afër presidentit janë problem”, u shpreh Zguro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga