Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tjetër sulmues për Skënder Gegën, 18-vjeçari rikthehet te “Demat”

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër sulmues për Skënder Gegën, 18-vjeçari
Oresti Rifa

Partizani vazhdon të jetë mjaft aktiv në këtë merkato. Nga “Demat” gjatë kësaj periudhe ka patur largime, por edhe afrime me peshë.

Kështu pas Xhuliano Skukës, zyrtarizimi i Vusal Isgandarli është çështje ditësh. Por jo vetëm kaq, pasi Skënder Gega do të ketë një tjetër sulmues nën urdhrat e tij.

Oresti Rifa rikthehet te Partizani vetëm pas disa muajsh, me sulmuesin që provoi një aventurë të re në karrierën e tij në Kroaci, teksa ishte pjesë e Hajduk Split. Por nuk ka shkuar siç duhet, pasi Rifa nuk ka mundur të luajë asnjë minutë me kroatët.

Kështu krutani rikthehet nga huazimi dhe do të tentojë të fitojë besimin e Gegës për sezonin e ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga