Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Titullar absolut te Dinamo, zyrtari i FSHF-së shënjestron Bruno Ditën: Po e dëmton skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT
Titullar absolut te Dinamo, zyrtari i FSHF-së shënjestron Bruno
Sulejman Starova

Sulejman Starova ka folur për Bruno Ditën, lojtarin e Dinamos i cili shkaktoi 11 metërsh në ndeshjen kundër Tiranës. Shefi i trajnerëve në Federatën Shqiptare të Futbollit shënjestroi kapitenin e dinamovitëve për paraqitjen me kryeqytetasit. Paçka se eksperienca dhe cilësitë nuk i mungojnë, Starova e kritikoi duke thënë në panelin e emisionit “Skaner:

“Me shumë respekt për Bruno Ditën, edhe pse ka shumë eksperiencë, po shoh që po e dëmton Dinamon. Ka shiritin e kapitenit, ju kujtohet çfarë bëri me Hajdukun e Splitit. Për mendimin tim po gabon shumë”, përfundoi ai teksa po analizohej në tërësi ekipi i Dinamos.

Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja arriti të fitonte me rezultatin 2-1, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe pse shiu nuk I la të dy ekipet të tregojnë më të mirën e vet, në fund 18 herë kampionët e Shqipërisë morën 3 pikët aq të dëshiruara.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7