Tifogrupi "Shvercerat" dhe tifogrupi "Tirona Fanatics"
Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel, në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Derbi i kryeqytetit që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00.
Një ditë para këtij dueli, ka reaguar edhe tifogrupi mbështetës i Tiranës, “Tirona Fanatics”. Këta të fundit kanë thumbuar rivalin e përjetshëm, teksa kanë dhënë detaje edhe për organizimin.
“Nesër kundër morrave në “Arena Kombëtare”. Kortezi niset nga Fan Club te Selvia në orën 15:00 për të vazhduar të gjithë bashkë drejt stadiumit... Vetëm për Tironën”, shkruan tifogrupi.
Poll
